Aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mësohet sa para i ftoi FSHF-ja nga UEFA
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/fsf.png)
Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli aventurën e saj në Euro 2024 pas humbjes minimale 1:0 ndaj Spanjës.
Gjatë tri ndeshjeve, djelmoshat e Sylvinhos arritën ta siguronin vetëm një pikë – atë ndaj Kroacisë, shkruan Indeksonline
![Euro 2024: Albania joy as Croatia's golden era on brink - BBC Sport](https://ichef.bbci.co.uk/news/965/cpsprodpb/2cce/live/1101dbc0-2e5f-11ef-8cca-8d8fbfd23a1e.jpg)
Ajo pikë e fituar kishte vlerën e 500 mijë eurove, kurse në total Federata Shqiptare e Futbollit fitoi 9 milionë e 750 mijë euro.
Pjesën më të madhe të parave, Shqipëria i fitoi me kualifikimin në Euro 2024.
Kujtojmë që “Kuqezinjtë” ishin në një grup tejet të vështirë, ku si kundërshtarë patën ish-kampion e nën-kampion të Europës, Kroacinë, Italinë dhe Spanjën./Indeksonline/
![Albania proud of battling with great teams despite Euros exit - The Japan Times](https://cdn4.premiumread.com/?url=https://www.japantimes.co.jp/japantimes/uploads/images/2024/06/25/405331.jpg&w=1000&q=100&f=jpg&t=1.2)