Lushtaku: Do të vazhdoj ta kundërshtoj fuqishëm miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/mergim-lushtaku-pdk.jpg)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se do të vazhdoj të kundërshtoj miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Ai ka thënë se do ta kundërshton fuqishëm këtë projektligj, sepse është pro familjes, pro të drejtave të fëmijëve.
“Shkurt e shqip, projektligji në fjalë legjitimon mundësinë që gratë ta lindin një fëmijë, e fëmija të mos e dij se kush është prindi i tij”, ka shkruar ndër të tjera Lushtaku.