Pas largimit nga Real Madrid, Nacho firmos me klubin nga Arabia Saudite
Nacho Fernandez do e vazhdojë karrierën e tij te Al-Qadsiah. Kontrata e firmosur është 2-vjeçare me një pagë 20 milionë euro në sezon.
Kujtojmë se ish-kapiteni mbylli aventurën së fundmi me Real Madrid. Spanjolli nuk preferoi rinovimin për shkak të eksperiencës së re që e priste në Arabi.
Te Reali kaloi plot 12 vite të karrierës. Nacho është gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Spanjës në Europian.
New experience, Let's go @Alqadsiah 🙌💪 pic.twitter.com/zvOdA1RsO6
— Nacho Fernández (@nachofi1990) June 27, 2024