Policia kontrollon serbët që po mblidhen në Gazimestan, largon bluzat provokuese e flamuj serb (Video/foto)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/448903443_517154310643316_370408870678365701_n-1333x1000-1.jpg)
Policia e Kosovës po kontrollon serbët të cilët kanë ardhur në Gazimestan, në afërsi të Obliqit, për ta festuar Vidovdanin. Disa prej tyre u larguan bluzat me mbishkrime provokuese e flamujt të Serbisë.
Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.
Vitin e kaluar, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës “shkaku i situatës së sigurisë”.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/12-4-1024x653.jpg)
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/34-1024x569.jpg)
Shënimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/56-1024x630.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2024/06/fc955ac8-f136-476b-9ef1-7f2e410c862e.webp)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2024/06/db58f771-4307-4215-bbed-6f1f498c93b3.webp)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2024/06/449147920_1488467635085744_6771332400507321603_n-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2024/06/448900813_432340459621281_7819044962580933111_n-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2024/06/448903443_517154310643316_370408870678365701_n-1333x1000.jpg)
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2024/06/436175966_796838175961332_9008908631933627355_n-1333x1000.jpg)