Ish-miss universi i jep fund beqarisë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/huji.png)
Olivia Culpo dhe Christian McCaffrey kanë kurorëzuar dashurinë! Ata u shpallën zyrtarisht burrë e grua në një ceremoni private dhe luksoze në “Watch Hill”, ishulli Rhode.
Momentin e veçantë të çiftit e dëshmuan miq të afërm dhe familjarë.
Ish-miss universi, 32 vjeç, zgjodhi një fustan të gjatë, të bardhë dhe elegant, ndërsa bashkëshorti i saj, një look tradicional, me kostum të zi.
McCaffrey i propozoi Culpo-s në prill të vitit të kaluar, pas gati 4 vitesh lidhjeje dhe përgjithësisht, e kanë mbajtur marrëdhënien private.