Reagimi i gjyshes kur dëgjon nipin të këndoj këngën që ajo shkroi para 30 vitesh (Foto/Video)
Një video që po qarkullon në rrjete sociale i ka bërë me lot ata që e kanë shikuar.
Është ky reagimi i një të moshuare e cila posa dëgjon nipin duke kënduar këngën e saj që e kishte shkruar para 30 viteve ajo mbulon fytyrën me duar e fillon të qaj nga emocionet për katër minuta të plotë, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.
Nipi i saj , Travis Ryan Smith nga Anglia, e poston videon e gjyshes së tij në facebook duke thënë se muzika sjell të mirën tek njerëzit.
“Muzika me të vërtetë mund të sjellë të mirën tek njerëzit. E kam parë vërtet këtë përmes kësaj këngë” ka shkruar ai.
Në video, gjyshja e Travis është aq emocionuar sa që ajo fillon të këndojë tekstin, duke i ngritur emocionalisht duart në qiell dhe vazhdon të qajë.
Travis dhe babai i tij Robert ndanë videon në Facebook dhe deri më tani është ndarë më shumë se 60.400 herë, me qindra njerëz duke komentuar./Indeksonline/
Shih këtë video: