75 Mall Live Search
20:21 / E Martë, 02 Korrik 2024 / Gj. Sh

Dukagjini transferon ish-kapitenin e Prishtinës

KF Dukagjini ka bërë lëvizjen e radhës në merkaton e verës.

Ekipi nga Klina ka transferuar mesfushorin Mërgim Pefqeli, ish-kapitenin e Prishtinës, shkruan Indeksonline.

“Përvoja dhe cilësitë e 30-vjeçarit pritet të jenë ndihmë e madhe për ne” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Mërgim Pefqeli vishet bardhegjelbër.

Ish-kapiteni i Prishtinës është përforcimi më i ri i klubit tonë.

KF Dukagjini njofton se ka nënshkruar me mesfushorin me përvojë, që në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, teksa karrierë ka bërë edhe te disa klube tjera.

Përvoja dhe cilësitë e 30-vjeçarit pritet të jenë ndihmë e madhe për ne.

Mirë se vjen Mërgim