75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 02 Korrik 2024 / MSH

Kusari-Lila: Asgjë nuk mund të thyejë lidhjen mes Kosovës dhe SHBA-së

Deputetja Mimoza Kusari-Lila mori pjesë në kremten që shënoi Ambasada amerikane, për nder të 248 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Me këtë rast, Kusari-Lila tha se asgjë nuk mund të thyejë lidhjen mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Asgjë nuk mund të thyejë lidhjen mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë shpirtin festiv.

Shiu i sontëm ishte vetëm rikujtim sa i këndshëm është vallëzimi në shi derisa festojmë miqësinë tonë të përjetshme dhe urojmë të gjithë miqtë tanë amerikanë për festën e 4 Korrikut” shkroi ajo.