75 Mall Live Search
18:40 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / G T

Zyrtare: Pas largimit nga Prishtina, Egbo bëhet me skuadër të re

Trajneri i njohur për futbollin shqiptar, Emanuel Egbo është bërë me skuadër të re pas largimit nga Prishtina.

Egbo është emëruar trajner i FK Bylsit, që do bëjë gara në Superiore për sezonin 2024/25, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka konfirmuar klubi shqiptar në rrjetet sociale: “Emanuel Egbo rikthehet në familje. Ai ka qenë pjesë e familjes bardhekuq si portier dhe si trajner.”

Kujtojmë që Egbo ishte trajner i Prishtinës në Superligën e Kosovës, ku arriti të fitonte një trofe – atë të Superkupës, por që dështoi t’i dërgonte të kaltërtit nga kryeqyteti në garat e Europës./Indeksonline/