75 Mall Live Search
20:10 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / G T

I “dhezi” me Sllovakinë, Gareth Southgate po planifikon të luajë me tre mbrojtës ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Zvicrës të shtunën në mbrëmje luajnë ndeshjen çerekfinale të Euro 2024.

Gazetari i njohur anglez, Matt Law raporton se trajneri i “Tre Luanëve” është duke shqyrtuar mundësinë të luajë ndaj “Helvetikëve” me tre mbrojtës në formacion, shkruan Indeksonline

Madje, në mbrojtje pritet të jetë nga minuta e parë lojtari Ezri Konsa, i cili pritet të zëvendësoj Guehin, që mungon shkaku i kartonëve.

Përveç mbrojtësit të Aston Villas, në mbrojtje prite të jetë: John Stones dhe Kyle Walker.

Me tre mbrojtës në formacion, Southgate e provoi edhe gjatë ndeshjes ndaj Sllovakisë, ku mezi fituan 2:1./Indeksonline/