75 Mall Live Search
07:51 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / G T

Prishtina bëri tri “goditje” mbrëmë, zyrtarizoi prurje të reja

Skuadra e Superligës së Kosovës, Prishtina mbrëmë ka bërë tri “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Futbollistët: Leonat Vitija, Gentrit Salihu dhe Rigon Llugiqi firmosën kontrata me klubin nga kryeqyteti, shkruan Indeksonline

Leonat Vitija: Futbollin filloi në Sh.f. “Kurda”, ndërsa pjesë e klubit tonë ishte nga viti 2016-2019, duke luajtur edhe për KEK-un, pastaj u transferua në Skënderbeun nga Korça dhe në Dritë të Gjilanit nga edhe i bashkohet skuadrës sonë për dy vite në vazhdim.

May be an image of 1 person, playing football, playing soccer and text

Gentrit Salihu: Mesfushori, Gentrit Salihu i lindur më 25.06.2003 në Ferizaj, pas rrugëtimit në Besë të Pejës, U19 të Portos dhe së fundit Dukagjinit nga Klina, na bashkëngjitet në tre vitet e ardhshme.

May be an image of 1 person, playing football, playing American football and text

Rigon Llugiqi: Mesfushori, Rigon Llugiqi, i lindur në Prishtinë më 16.09.2003, ka marrë hapat e parë të futbollit në Sh.f. “Arsenal” të Prishtinës, pastaj në Sh.f. “Kurda”, Sh.f. “Roni 19”, U19 të Yverdon në Zvicër dhe së fundit me verdhezinjtë nga Prishtina./Indeksonline/

May be an image of 1 person, playing soccer, playing football and text