Lamine Yamal flet për “Topin e artë”: Është një ëndërr!

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal është duke e mahnitur botën me paraqitjet e tij në Euro-n 2024 edhe pse në moshën 16-vjeçare.
Gjatë një interviste për “El Chiringuito TV”, lojtari i Barcelonës flet edhe për “Topin e artë”, shkruan Indeksonline
Ai thotë se fitimi në këtij çmimi individual është një ëndërr.
“Kjo është një ëndërr për çdo lojtar. Shpresoj që mund të garoj për tri vendet e para, pasi vërtetë është një ëndërr, por që shpresoj se do të realizohet”, u shpreh futbollisti spanjoll
Lamine Yamal me Kombëtaren e Spanjës në Euro-n 2024 ka zhvilluar 4 ndeshje dhe ka bërë dy asiste.
Të premten Yamal luan ndaj Gjermanisë çerekfinalen e madhe të Euro-s 2024./Indeksonline/