75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / k.v

Shpallen në kërkim një burrë dhe një grua për një vjedhje, në Drenas

Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Drenas, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale: Vjedhje.

“I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtyre të dyshuarve, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:

E-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice/

Android app: Lajmero Policine

Tel: 192