75 Mall Live Search
08:40 / E Premte, 05 Korrik 2024 / G T

Bashkëlojtarët “shpëtojnë” Messin, ylli argjentinas dështoi të shënonte me panenka

Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa Amercia, pasi mposhti në penallti Ekuadorin.

Ndeshja në 90 minuta u mbyll me rezulatin e barabartë 1:1, shkruan Indeksonline

Në minutën e 35’të, Lautaro Martinez shënoi për ta kaluar kampionin e botës në epërsi.

Kurse goli i barazimit u shënua në minutat e fundit me anë të Rodriguezit.

Në penallti, Argjentina fitoi me rezultatin 4:2, por penalltinë e parë në këtë takim e humbi Lionel Messi.

Lojtari i Inter Miamit gaboi nga 11-metërshi, pasi tentoi me panenka dhe topi shkoi mbi portë.

Golat e tjerë për Argjentinën nga penalltia i shënuan: Alvarezi, Mac Allisteri, Monteili dhe Otamendi./Indeksonline/