Problem me pronën/ Rrihen 2 persona në Viti, përdoret edhe kallashi

Dy persona kanë raportuar në stacionin policor të Vitisë se pas një mosmarrëveshjeje pronësore, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, e me pas njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Habib Sejdiu” në Viti, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim policor./IndeksOnline/