75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 05 Korrik 2024 / G T

Ishte miqësore shqiptare, Endrit Krasniqi realizoi evrogol nga gjuajtja e lirë

Skuadra e Partizanit dhe Shkëndijes së Tetovës zhvilluan një ndeshje miqësore para dy ditëve, ku rezultati përfundimtarë ishte 2:1.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe ish-mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi, shkruan Indeksonline

Madje, Krasniqi shënoi një evrogol nga gjuajtja e lirë për t’ia dhënë epërsinë “kuqezinjëve” vetëm pas dy minutave lojë.

Por, skuadra nga Shqipëria arriti të fitonte në fundin e ndeshjes me rezultatin 2:1. Golat i shënuan, Rrapaj dhe Keko./Indeksonline/