75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 05 Korrik 2024 / G T

Armando Sadiku bën formacionin më të mirë të Shqipërisë të dy Euro-ve, befason kë e futi në 11-she!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku mbrëmë ishte në emisionin Klan HD ku foli për Euro 2024.

Sadiku, i cili kishte shënuar golin e parë të Shqipërisë në një Euro, mbrëmë bëri formacionin më të mirë në dy kampionatet europiane, shkruan Indeksonline

Ai bëri një 11-she interesante, duke përfshi lojtarët që morën pjesë në Euro 2016 dhe Euro 2024.

E preferoi vetën në sulm para dyshes: Rey Manaj apo Armando Broja.

Kurse në mbrojtje e lë jashtë kapitenin e tanishëm, Berat Gjimshitin.

Në vend të Jasir Asanit apo edhe në vend të Ylber Ramadanit, Sadiku preferon Odise Roshin dhe Migjen Bashën.

Formacioni i Armando Sadikut:

May be an image of 1 person, beard, playing football, playing soccer and text