Tentoi t’i vriste kushërinjtë në Lipjan, 17-vjeçari për shërim jashtë vendit – i akuzuari në paraburgim

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar seanca për të pandehurin Granit Sinani.
Në seancë mungoi i dëmtuari, 17- vjeçari Ervin Sinani, pasi sipas prindërve të tij ndodhet për shërim jashtë Kosovës.
Me fillimin e seancës, avokatja e të pandehurit, Shpresa Hyseni ka kërkuar nga gjykatësi, Gëzim Ademi, që kjo seancë të shtyhet për faktin se nuk është pajisur me shkresat e lëndës.
Nga ana tjetër, prokurorja e shtetit, Fatmire Cacaj, ka thënë se kërkesa e palës mbrojtëse ka qenë që shkresat të dorëzohen në mënyrë fizike.
“Është dorëzuar aktakuza pranë kësaj gjykate dhe të gjitha shkresat i kemi vendosur në mënyrë elektronike që të barten në CD dhe të njëjtat t’u dorëzohen palëve. Avokatja më ka kontaktuar dje dhe më ka kërkuar që të gjitha të jenë në mënyrë fizike. Ishte afati i shkurtër dhe e kisha të pamundur t’i dorëzoja”, ka thënë Cacaj, transmeton IndeksOnline.
Gjatë seancës, mbrotja ka kërkuar lirimin nga paraburgimi të të akuzuarit, kjo duke u bazuar në faktin se hetimet kanë përfunduar.
“Kërkojë nga gjykata që me ja ndalu masën e paraburgimit të pandehurit. Ai nuk ka mundësi tën dikojë në dëshmitarë pasi që hetimet kanë përfunduar. Në çfarëdo forme do t’i përgjigjet gjykatës. Nuk ka gjasa për kurrfarë vepre penale.
Nga ana e saj, prokurorja e rastit e ka kundërshtuar propozimin e palës mbrojtëse.
Gjykatësi, Gëzim Ademi ka refuzuar propozimin e mbrojtjes me arsyetimin se ende ekzistojnë kushte dhe rrethana për të cilat duhet vazhduar masa e paraburgimit.
Ndryshe i akuzuari Sinani, më 19 shkurt në afërsi të Stacionit policor në Lipjan për shkak të një sulmi fizik që kishte ndodhur më herët mes vëllait të tij dhe të dëmtuarit, me qëllim të hakmarrjes tenton t’i privojë nga jeta babë e djalë, Bekim dhe Ervin Sinani.
I pandehuri, me veturën e tij të tipit VW Golf V, ka tejkaluar me vrull në drejtim të Bekim e Ervin Sinanit, duke i goditur me dashje.
Në këtë rast lëndime të rënda trupore pësoi 17-vjecari, Ervini./ IndeksOnline/