E kryer, Arsenali arrin marrëveshje me Calafiorin

Riccardo Calafiori nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i Arsenalit.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, ”Topçinjët” kanë arritur marrëveshje për kushtet e kontratës me mbrojtësin italian, e vlefshme deri në vitin 2029, shkruan IndeksOnline.
Drejtuesit e Arsenalit janë duke diskutuar me Bolognën për shumën e transferimit.
Kërkesa nga skuadra italiane mbetet ajo prej 50 milionë eurove.
Nga kjo shitje do të përfitoj edhe skuadra e Baselit, ku do të merrte 50% të shitjes mbi 4.5 milion €./IndeksOnline/