75 Mall Live Search
22:29 / E Premte, 05 Korrik 2024 / MSH

Korrjen e grurit, Peci e nis në Vushtrri

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qëndruar në Vushtri, ku ka ndjekur nga afër fillimin e korrje-shirjes së grurit.

Ai ka qëndruar në fermën e Ridvan Zymberit në fshatin Novolan, ku bashkë kanë nisur korrjen e grurit, raporton Indeksonline.

May be an image of 2 people, combine and text

“Ridvani kultivon 33 hektarë grurë dhe 3 hektarë misër. Përveç kësaj, ai kujdeset edhe për 13 viça për majmëri.

Ai thekson se ky vit është një sukses i vërtetë, me një rendiment shumë më të lartë të grurit krahasuar me vite të mëparshme” shkroi ministri në Facebook.

May be an image of 2 people

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Përkrahja e qeverisë, puna e zellshme e bujqve tanë dhe bekimi i Zotit – për bukën e motmotit.

Sot, në fshatin Novolan të komunës së Vushtrrisë, Ridvan Zymberi filloi korrje-shirjen.

Ridvani kultivon 33 hektarë grurë dhe 3 hektarë misër. Përveç kësaj, ai kujdeset edhe për 13 viça për majmëri.

Ai thekson se ky vit është një sukses i vërtetë, me një rendiment shumë më të lartë të grurit krahasuar me vite të mëparshme.

Përkushtimi ynë dhe puna e palodhur e bujqve tanë janë themeli i ushqimit tonë të përditshëm.

Për bukën e sofrës.