75 Mall Live Search
12:06 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / Gj. Sh

Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje, MPJD tregon arsyen

Disa deklarime që bien ndesh me njëra tjetrën, janë dhënë nga sekretari i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo ka të bëjë me vërejtjen që i është shqiptuar Haxhollit, nga kjo ministri.

Në përgjigjet për IndeksOnline, MPJD ka sqaruar gjithçka, duke thënë se është e ndaluar që ai të jap deklarata  të cilat nuk janë të koordinuara me ministrinë.

‘’Përkundër paralajmërimeve, takimeve dhe vetë zotimit nga ana e tij, Haxholli ka vazhduar të shprehë deklarata dhe qëndrime publike, të cilat as nuk kanë qenë të koordinuara me Ministrinë e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe as nuk kishin aprovim paraprak”- thuhet në përgjigjen e MPJD-së, për IndeksOnline/