75 Mall Live Search
14:24 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / Gj. Sh

FC Phoenix-Banjë reagon rreth lajmeve se klubi është fuzionuar

Gjatë ditës së sotme është raportuar se klubi FC Phoenix-Banjë është fuzionuar me klubin FC Besa Pejë.

Por klubi i Phoenixit ka reaguar duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, shkruan IndeksOnline.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër portale në lidhje me fuzionimin e klubit tonë me FC Besa Peja iu njoftojmë qe ky lajm nuk është  i vërtetë  dhe në permbajtjen e tij ka vetëm tendeca nxitjeje nga persona të cilet nuk ja duan të mirën klubit.

Ditëve  në vijim  kryesia e klubit do të mbajë një kuvend të jashtzakonshëm  ku do të diskutohet rreth ngjarjeve të reja për klubin.

Deri atëher mirëmbetshi!/IndeksOnline/