75 Mall Live Search
09:24 / E Diele, 07 Korrik 2024 / Gj. Sh

Kolumbia fiton me spektakël ndaj Panamasë, siguron gjysëmfinalen e Kupës së Amerikës

Kolumbia ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës së Amerikës, pasi mposhtën Panamanë me rezultat të thellë 5-0.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqyen yjet James Rodriguez e Luis Diaz, shkruan IndeksOnline.

Kolumbia kaloi në epërsi qysh në minutën e 8-të, me golin e Jhon Cordoba.

James dyfishoi rezultatin në minutën e 15-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Futbollisti i Liverpulit, Luis Diaz vulosi fitoren e Kolumbisë, pasi shënoi një gol të bukur në minutën e 41-të.

Në minutën e 78-të, Richard Rios shënoi një supergol për rezultatin 4-0.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Miguel Borja nga penalltia në 90+4.

Në gjysëmfinale Kolumbia do të luaj ndaj Uruguait, ndërsa Argjentina përballet me Kanadanë./IndeksOnline/