Ekskluzive: Liria transferon ish-sulmuesin e Llapit

Liria ka qënë aktive në tregun e transferimeve ditët e fundit, ku po përgatitet për rikthim në Superligën e Kosovës.
Skuadra prizrenase të premten ka publikuar një video, ku paralajmëron sulmuesin kryesor (9), për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
IndeksOnline nga burimet e saj mëson se bëhët fjalë për ish-sulmuesin e Llapit, Jasmin Raboshta.
34-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës shqiptare, KF Vora.
Raboshta ishte pjesë e Llapit gjatë sezonin 2020/21, derisa në Kosovë ka luajtur edhe për skuadrën e Vushtrrisë.
Burime të njëjta kanë thënë se Liria ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë, të cilët do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim./IndeksOnline/