75 Mall Live Search
18:08 / E Diele, 07 Korrik 2024 / L K

Dorëheqja e Ahmetxhekajt, AGK-ja: Thellësisht e shqetësuar me presionet politike në RTK

Pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja me anë të një komunikatë ka thënë se ka ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e muajve të fundit në RTK, që kanë rezultuar të dielën me largimin e Shkumbin Ahmetxhekajt nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar në një letër të organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias.

Teksa kanë shtuar se Bordi i RTK-së, duhet të shpjegojë nëse i nënshtrohet presionit politik në vendim-marrjen e vet, dhe nëse detyrimi për largimin e Ahmetxhekajt, ka ardhur si pasojë e kësaj.