75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / k.v

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Serbia vazhdon t’i mohojë krimet dhe t’i dekorojë kriminelët e luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në momentet më vendimtare për Atdheun. Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në momentet më vendimtare për Atdheun.

Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi. 

Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”. 

Shpirti human, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre, do të përkujtohen gjithmonë!