Joe Biden u dërgon letër demokratëve: Kemi një punë, ta mposhtim Donald Trump

Joe Biden u ka dërguar sot një letër të hapur demokratëve. Ai ka kërkuar unitet nga të gjithë në garën kundër Donald Trump.
“Ne kemi një punë. Dhe kjo është të mundim Donald Trump. Kemi 42 ditë deri në Konventën Demokratike dhe 119 ditë deri në zgjedhjet e përgjithshme. Çdo dobësim i vendosmërisë ose mungesë qartësie për detyrën përpara vetëm e ndihmon Trumpin dhe na dëmton. është koha për t’u bashkuar, për të ecur përpara si një parti e bashkuar dhe për të mposhtur Donald Trump. Tani që jeni rikthyer nga pushimet e 4 korrikut, dua që ju të dini se pavarësisht nga të gjitha spekulimet në shtyp dhe gjetkë, unë jam i vendosur për të qëndruar në këtë garë, për ta drejtuar këtë garë deri në fund dhe për të mposhtur Donaldin. Nuk do të kandidoja më nëse nuk do të besoja absolutisht se do të isha personi më i mirë për të mundur Donald Trump në 2024” ka thënë Biden./Indeksonline/