75 Mall Live Search
22:40 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / Gj. Sh

Kurti: I trefishuam investimet në trashëgiminë kulturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë – trefish më i lartë sesa në vitin 2021.

Ai tha se në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore –  më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

“E puna po vazhdon. Përditë. në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës,Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj,Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë,Muzeun e Hidroelektranës në Prizren, Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë, Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX, Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti,Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu ai ka shkruar se punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në: Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë,Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova, Shtëpitë tradicionale të Janjevës, Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII, Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII, Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan, Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800, Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880, Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit, Shtëpinë e familjes Munik në Prizren, Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit, Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren, Kishën Katolike në Ferizaj, Xhaminë në Turbohovc të Istogut, Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës, Postën e Vjetër në Mitrovicë.