75 Mall Live Search
23:40 / E Martë, 09 Korrik 2024 / Gj. Sh

Spektakël siç i ka hije EURO-s, këto janë notat e lojtarëve në ndeshjen Spanjë-Francë

Spanjë-Francë ishte gjysmëfinalja e parë e këtij edicioni të kampionatit evropian.

Spanja klasike, pa asnjë disfatë deri më tani në këtë kompeticion, arriti me dominim të padiskutueshëm të mposhtë një Francë të mangët me gola, duke shkuar kështu në finale të EURO-s, shkruan Indeksonline.

Ndonëse serinë e golave e hapi Franca me Muanin në minutën e 8-të, Spanja e përmbysi këtë rezultat me dy gola të shpejtë.

Së pari shënoi Yamal (21′) e më pas Olmo (25′).

Si çdo herë, Sofascore vlerëson lojtarët me notë, ku nga përfaqësuesja franceze më së dobti u paraqit gardiani i portës, Maignan (6.1).

Te “Les Bleus”, më së miri u vlerësua Dembele, me 7.6.

Në anën tjetër, në kampin “La Roja” më së dobti u vlerësua Ruiz (6.2), ndërkaq më së larti fenomeni Yamal (7.6).

Kujtojmë se Spanja do të ndeshet në fianle me fituesin e sfidës Holandë-Angli./Indeksonline/