Arrihet marrëveshja, mesfushori i Manchester Unitedit te befasia e sezonit të kaluar në La Liga

Skuadra e Gironas, e cila befasoi të gjithë me paraqitjet e tij në La Liga sezonin e kaluar ka arritur marrëveshje me një super futbollist.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano mesfushori Donny van de Beek ka arritur marrëveshje me klubin nga La Liga, shkruan Indeksonline
Mesfushori holandez pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2028.
Girona pritet të paguaj plotë 15 milionë euro për shërbimet e mesfushorit. 27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Eintracht Frankfurtit si lojtar i huazuar.
Kurse te Manchester Unitedi ishte transferuar nga Ajaxi gjatë vitit 2020 për 44 milionë euro./Indeksonline/
🚨 Donny van de Beek to Girona, here we go! Deal in place with Man United, permanent move for €500k fixed fee plus several add-ons.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 10, 2024
Easy add-ons to bring fee up to €4/5m plus extra add-ons can make it €15m.
Contract until June 2028. #MUFC will also have sell-on clause. pic.twitter.com/I7clpofVNa