Aktorja e njohur: Mbeta pa para kur pësova goditje në tru, m’u zhdukën mbi 18 milionë dollarë kursime

Sharon Stone ka pohuar se kishte mbetur pa para, pasi pësoi një goditje në tru.
Aktorja e njohur zbuloi se ajo humbi kursimet e saj, gjatë trajtimit të problemeve shëndetësore që kishte në vitin 2001, pasi njerëzit përreth saj përfituan nga kjo situatë.
“Kisha 18 milionë dollarë të kursyera për shkak të gjithë suksesit tim, por kur u ktheva në llogarinë time bankare, gjithçka ishte zhdukur. Frigoriferi im, telefoni im – gjithçka ishte në emrat e njerëzve të tjerë. Kisha zero para” tha Sharon në një intervistë të me Hollywood Reporter.
Ylli 66-vjeçar tregoi gjithashtu se hemorragjia subaraknoidale la një ndikim të qëndrueshëm në shëndetin e saj dhe iu deshën shtatë vjet për t’u rikuperuar.
Lëndimi i trurit ndikoi në shqisën e saj të nuhatjes, prekjes dhe shikimit, madje duke e lënë atë të paaftë për të lexuar për disa vjet.
“Dhe ndërsa kjo po ndodhte, gjithçka ndryshoi. Shumë njerëz mendonin se do të vdisja” kujton ajo.
Pavarësisht betejës shëndetësore dhe shqetësimeve financiare, Sharon ka mbetur pozitive dhe mirënjohëse për një shans të dytë në jetë.