Kryetari i PDK-së në Itali reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes me shtetin italian për patentshoferët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Itali, Patriot Krasniqi ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentshoferëve me shtetin italian.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se është shumë I lumtur që dy shqetësime që ka ngrit në vazhdimësi kanë marr epilog pozitiv.
“Sot në Romë, është nënshkruar marrëveshja reciproke për njohjen e patentshoferëve me shtetin italian dhe kjo është një lehtësi e madhe për shtetasit e Kosovës në Itali”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.