Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, një i dyshuar shoqërohet në polici

Një i dyshuar, mashkull kosovar, është shoqëruar mbrëmë në stacion policor.
Sipas policisë, i dyshuari në fjalë e kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” bëhet e ditur në njoftim./Indeksonline/