Bukë nga mielli i duarve tona, verën me bereqet po e presin edhe bujqit e Drenicës (VIDEO)

Javët e para të korrikut përkojnë me ditët e para të korrjes së grurit edhe në fushat e fshatit Negroc të Drenasit.
Vera, këtë vit po del të jetë shumë me bereqet.
Të paktën kështu po pritet.
Këmbaja, tashmë ka nisur korrjen e grurit në arat të cilat i ka mbjellur Valdet Krasniqi.