75 Mall Live Search
09:36 / E Premte, 12 Korrik 2024 / A. M.

Erdogan: Biden dhe administrata e tij po marrin pjesë në krimet e luftës në Gaza

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se presidenti amerikan Joseph Biden dhe administrata e tij janë bashkëpunëtorë, siç tha ai, në krimet e luftës të Izraelit dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar në konfliktin e Gazës.

Në të njëjtën kohë, në një intervistë për Newsweek, ai bëri thirrje për sanksione kundër Izraelit.

Erdogan tha se “vrasja brutale” e civilëve nga Izraeli në sulmet ndaj spitaleve dhe qendrave të grumbullimit të ndihmave përbënte krime lufte, raportoi Reuters.

Hamasi tha se ndërmjetësit nuk i kishin dhënë ende grupit ndonjë përditësim mbi bisedimet e armëpushimit në Gaza. Ai tha gjithashtu se Izraeli vazhdon të “frenojë negociatat” në mënyrë që të fitojë kohë dhe të prishë raundin aktual të bisedimeve të armëpushimit.