Zyrtare: Ferizaj nënshkruan me sulmuesin shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Skuadra e Ferizaj nga Superliga e Kosovës ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi “bardhekaltër” ka nënshkrura me lojtarin nga Maqedonia e Veriut, Fajton Jusufi, shkruan Indeksonline
28-vjeçari nuk ka luajtu asnjëherë në Superligën e Kosovës, kurse më parë ka qenë pjesë e klubeve si, Voska Sport, Gostivari, Struga, Shkupi, Renova dhe Partizani i Tiranës.
“Depërtimet, marrja e topit në zona të ngushta, vizioni dhe goditjet e fuqishme janë disa nga karakteristikat e sulmuesit tonë të ri”, shkruhet në një pjesë të postimit nga Ferizaj./Indeksonline/
Postimi i plotë: