75 Mall Live Search
21:26 / E Premte, 12 Korrik 2024 / MSH

“Kosova në NATO”/ Osmani takohet me kryeministren e Estonisë dhe atë të Luksemburgut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Uashington, ku po mbahet Samiti i NATO-s.

Përgjatë këtij samiti, ajo po takohet me krerë shtetërorë të vendeve të ndryshme, me të cilët po bisedon rreth aspiratave të Kosovës në NATO, shkruan Indeksonline.

Osmani ka njoftuar se është takuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Me ta, presidentja foli për bashkëpunimin dhe mbrojtjen e vlerave të cilat qëndrojnë në themel të
Aleancës Veri-Atlantike.

Më herët gjatë ditës, Osmani i takua me kryeministrin e Kanadasë, Jusin Trudeau, si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron./Indeksonline/