Dyshohet se është arratisur nga burgu Ujkan Metaj, shoferi që ndihmoi plaçkitësin e bankës që kishte vrarë policin Izet Demaj

Ujkan Metaj dyshohet të jetë arratisur nga brugu.
Burime të Indeksonline pohojnë se i dyshuari që ndihmoi plaçkitësin që vrau policin Izet Demaj, u arratis pasditen e sotme, gjatë pavionit gysmë të hapur.
Metaj u dënua në mars të 2019-tës me pese vjet burg, pasi i njëjti pranoi fajësinë se e kishte ndihmuar Kamer Metajn të kryejë grabitje në një bankë në Istog, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Izet Demaj.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, të ngritur më 15 shkurt 2019, Ujkan Metaj akuzohej se me 27 dhjetor 2018, rreth orës 14:30, në Istog, në filialin e “NLB Bank”, me dashje e ka ndihmuar të dyshuarin tani të ndjerë Kamer Metaj në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare.