75 Mall Live Search
10:27 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

Abraham dëshiron transferimin te Milani, Roma refuzon ofertën e kuqezinjëve

Skuadra e Romës e ka refuzuar ofertën e parë të dërguar nga Mialni për sulmuesin Tammy Abraham.

Sipas mediave italiane, kuqezinjët kanë ofruar shkëmbim me sulmuesin Luka Jovic, por kjo u refuzau nga drejtuesit e klubit romak, shkruan IndeksOnline.

Abraham ka rënë dakord për t’u transferuar në Milanello, por duket se është e vështirë për tu binduar skuadra e Romës.

26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit De Rossi dhe klubet pritet të vazhdojnë bisedimet për sulmueisn anglez./IndeksOnline/