75 Mall Live Search
11:25 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ivan Toney dëshiron të bashkohet me Manchester United

Manchester United ka nisur përforcimet për sezonin e ri.

Sipas gazetarit të ”BILD”, Kristian Falk, United ka nisur kontaktet për transferimin e sulmuesit anglez, Ivan Toney, shkruan IndeksOnline.

Toney gjithashtu dëshiron të bashkohet me ”Djajtë e kuq” dhe për këtë e ka informuar edhe skuadrën e Bretfordit përmes agjentit të tij.

Ai ka kontratë me Bretfordin deri në vitin 2025./IndeksOnline/