Largohet pas 12 viteve, futbollisti i Atletikos shpërthen në lot duke u përshendetur me shokët e skuadrës

Futbollisti Saul Niguez do të largohet nga Atletiko Madridi.
Mesfushori spanjoll karrierën do ta vazhdoj te skuadra e Sevillas, shkruan IndeksOnline.
29-vjeçari sot ishte në qëndren stërvitore të Atletikos ku u përshendet me shokët e skuadrës.
Saul ishte i emocionuar teksa shpërtheu në lot, pasi do të largohet nga klubi pas 12 viteve.
Niguez dhe Atletiko me marrëveshje kanë shkëputur kontratën dhe do të transferohet te Sevilla, ku ka pranuar edhe ulje të pagës për 50%./IndeksOnline/