E çuditshme, Mario Balotelli në bisedime me skuadrën braziliane

Mario Balotelli është një futtbollistë që shpesh herë ishte në qendër të vëmendjes.
Sulmuesi italian më shumë është komentuar për jetën e tij jashtë fushës se sa si futbollist, shkruan IndeksOnline.
Balotelli morri vemendjen për gjestet e tij si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Karriera e tij si futbollist kishte luhatje të mëdha, ndërsa së fundi ishte pjesë e skuadrës turke Adana Demispor, me të cilën i ka skaduar kontrata.
Sulmuesi italian tahsmë ka nisur bisedimet me skuadrën braziliane, Corinthians.
Presidenti i Corinthiansit, Augusto Melo, është ai që po udhëheq bisedimet.
”Ai dëshiron tre milionë euro në vit dhe një kontratë dyvjeçare. Synimi i Balotellit është të kthehet për të luajtur për kombëtaren italiane.
Corinthians janë të përgatitur t’i ofrojnë atij një kontratë dyvjeçare”, tha Alves, për ESPN./IndeksOnline/