75 Mall Live Search
21:39 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / G T

Trajneri francez i Prishtinës ndryshe nga të tjerët, çon lojtarët e tij në “hiking”

Ekipi i Prishtinës me kryetrajneri, Jean-Michen Cavalli, sot zgjodhi që skuadra të alpinoj në kreshtat më të bukura të Kosovës, të Alpeve Shqiptare, të Parkut Kombëtar, “Bjeshkët e Nëmuna” me mbi 2240 metra mbi nivelin e detit.

Maja e tre kufijve të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, shteg jashtëzakonisht i vështirë, futbollistët prishtinas patën kënaqësinë që për 18 kilometra duke vizituar Liqenin e Tropojës, Pllaqicën e Junikut, ecje nëpër grykën e Deçanit e Bjeshkëve të Belegut duke mbetur të mahnitur me bukuritë përrallore, ajrin e jashtëzakonshëm dhe temperaturat ideale pranverore të përcjellë nga shiu freskues.

Skuadrës kjo përvojë i shërbeu më shumë se sa një seancë stërvitore, nën ecjen e oksigjenit të rrallë dhe sa më shumë bashkimit të grupit, përvojë e paharruar kjo për futbollistët prishtinas.