75 Mall Live Search
01:29 / E Diele, 14 Korrik 2024 / G T

Ndërron jetë personi që plagosi Donald Trump-in

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është qëlluar në një tubim elektoral në Pensilvania.

Në raportimet e fundit nga mediat e huaja thuhet se personi që qëlloi në drejtim të Donald Trump-it ka ndërruar jetë, shkruan Indeksonline

Reagimi i shpejt i policisë dhe sigurimit ka bërë që personi që qëlloi me armë të lokalizohet dhe të ekzekutohet menjëherë pasi parashihej si rrezik i lartë.

Donald Trump shihet se u plagos në anën e tij të djathtë të kokës, por nuk dihet ende se çfarë arme është përdorur në këtë sulm.

Ky incident erdhi, pas një dite të ngarkuar të fushatës së tij./Indeksonline/