75 Mall Live Search
16:15 / E Diele, 14 Korrik 2024 / G T

Prishtina transferon një tjetër futbollist, mbrojtësin nga Ramiz Sadiku

Skuadra e Prishtinës ka bërë një transferim gjatë merkatos së verës.

Klubi kryeqytetas ka transferuar mbrojtësin e Ramiz Sadikut, Ron Raqi, shkruan Indeksonline

Përmes një videoje në rrjetet sociale, klubi i Prishtinës ka bërë zyrtare transferimin e 21-vjeçarit.

Raqi ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut, kurse ka luajtur edhe për skuadrat si: Besa dhe Trepça ’89.

Kujtojmë që Ron Raqi është një qendër-mbrojtës, por mund të luaj edhe në mesfushë si defansiv./Indeksonline/