Gjilani mposhtet nga CSKA Sofia në miqësore

Skuadra kosovare, SC Gjilani ka pësuar humbje në miqësore me ekipin bullgar CSKA Sofia.
Vendasit fituan me rezultatin minimal 1:0 në një ndeshje të bukur të zhvilluar nga skuadra e Superligës së Kosovës, shkruan Indeksonline

Goli i vetëm u shënua në pjesën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kujtojmë që te skuadra nga Bullgaria nga minuta e parë luajti mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova./Indeksonline/