75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / L K

Barcelona s’do të llogarisë këtë vit në Araujon, do t’i nënshtrohet operacionit

Ronald Araújo do t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit që ka pësuar pak ditë më parë me Uruguajin. Qendërmbrojtësi latin është kthyer në Barcelonë ku do t’i nënshtrohet një operacioni.

Plani është që Araujo të rikthehet në fund të muajit dhjetor në stërvitje, që do të thotë se Barcelona s’do të mund të llogarisë fare këtë vit në shërbimet e tij.

Flicku është duke shikuar mundësinë e gjetjes së një zëvëndësuesi në mbrojtje ngase uruguajani ishte ndër lojtarët kyçë të Barcelonës./Indeksonline/