75 Mall Live Search
19:27 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / FR

Ndikimi i regjistrimit të popullsisë, GAP: 20 komuna do t’i humbin miliona grante qeveritare

Instituti GAP ka përllogaritur se sa mund të ndikohet buxheti vjetor i komunave si rezultat i ndryshimit të popullsisë, bazuar në rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë 2024 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Mbi 40% e buxhetit vjetor të komunave vjen nga Granti i Përgjithshëm (niveli qendror). Se sa pranon secila komunë nga ky grant varet në masën më të madhe (89%) nga numri i popullsisë së komunës”, vlerëson GAP-i.

GAP ka llogaritur se miliona euro do t’i humbin 20 komuna të Kosovës, ndërsa 13 komuna do të marrin miliona euro më shumë.

Sipas GAP-it, më së shumti humb Prizreni e më së shumti fiton Prishtina.

Më poshtë, Instituti GAP ka përllogaritur se sa mund të ndikohet buxheti vjetor: