75 Mall Live Search
10:01 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / k.v

Deklaroi rrejshëm se dikush e goditi me veturë dhe iku, policia i hap rast

Të hënën, në stacionin policor në Graçanicë është denoncuar një rast aksident trafiku – godit dhe ik.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka shqyrtuar të gjitha rrethanat e deklaruara dhe ato që kanë karakterizuar ngjarjen.

Nga hetimi i plotë i të gjitha rrethanave si edhe rishikimin e pamjeve filmike, policia ka ngritur dyshimet për inskenim të ngjarjes.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Deklarim i rremë”./IndeksOnline/