75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / MSH

Lojërat Olimpike/ Ekipi i xhudos niset drejt Parisit

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, bashkë me trajnerin Driton Kuka, trajneren dhe të artën Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Fatos Tabaku, sot u nisën për në Lojërat Olimpike Parisi-2024.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ekipit të xhudistëve, shumë shpejt pritet t’u bashkohen edhe sportistë të tjerë që do të përfaqësojnë shtetin tonë.

Lojërat Olimpike Parisi-2024, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris -Francë.

Ekipi kosovar do të ndeshet nga data 27 korrik, deri më 3 gusht.

Në xhudo, Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.